Ylli i Barcelonës, Lionel Messi mendon që klubi duhet të heq dorë nga Thomas Vermaelen këtë verë.
Barcelona është e vendosur për të rindërtuar skuadrën pas dështimit në La Liga dhe Ligë të Kampionëve kundër rivalit të përbetuar – Real Madrid, transmeton portali arbresh.info.
Ernesto Valverde është pasardhësi i Luis Enrique në pozitën e trajnerit dhe tani ai është i gatshëm të ndryshoj gjigantin katalunas për të rikthyer atë në krye të botës së futbollit. Klubi është i vendosur për të rinovuar skuadrën e tyre derisa Marco Verratti i Paris Saint Germain dhe Philippe Coutinho i Liverpoolit vazhdojnë të jenë të lidhur me transferimin në Nou Camp.

Megjithatë, ata kanë gjithashtu probleme me lojtarët në rikthim që ishin të huazuar, përfshirë këtu Vermaelen, Munir, Sergi Samper, Douglas Pereira dhe Chistian Tello.
Por, gazeta spanjolle ‘Diario Gol’ pretendon që Messi i ka thënë bordit të lartë të skuadrës që të shesin Vermaelen.
Mësohet që Messi ka shprehur mendimin e tij ndaj mbrojtësit përmes shërbimit për mesazhe WhatsApp, ku sulmuesi ka përmendur që problemet e tij të shpeshta me lëndime nënkuptojnë që ai duhet të shkarkohet në mundësinë e parë./arbresh.info
Falsifikim i dokumenteve, arrestohen dy persona në Prizren
Stelina eliminohet nga Big Brother VIP Albania 5
Dy të arrestuar në Vushtrri, sulmuan fizikisht një person
PSG dëshiron të nënshkruajë me yllin e Liverpoolit në verë
Nis intervistimi i komisionerëve të dyshuar për manipulim të...
Dita Botërore Kundër Kancerit