Pesë persona janë vrarë në mes dy grupeve ushtarake qeveritare, pasi shpërthyen përleshjet gjatë shpërndarjes së ndihmave ushqimore në qytetin qendror të Somalisë, Baidoa.
Incidenti ka ndodhur në vendin ku po shpërndaheshin ndihma ushqimore për të zhvendosurit nga thatësira, transmeton portali arbresh.info
“Dy grupe ushtarësh janë përleshur në vendin e ngjarjes ku po shpërndahej ushqimi. Pesë persona kanë humbur jetën, kryesisht gra, ndërsa 14 të tjerë kanë mbetur të plagosur. Indicenti është duke u hetuar”, tha Major Hussein Edin për Reuters.
Dëshmitarët kanë theksuar se viktimat janë qëlluar aksidentalisht, përderisa ishin rreshtuar për ushqim.
Somalia po rimëkëmbet ngadalë nga thatësira, potencialisht duke reduktuar rrezikun që vendi të zhytet në krizë të urisë. Për shkak të thatësisë, rreth 6.2 milionë njerëz, rreth gjysma e popullsisë së vendit, kanë kërkuar ndihma ushqimore./Arbresh.info
Dita e ndeshjeve në Superligë: Tre përballje të zjarrta, luh...
Renovimi i shkollës “Kolë Jakova”, Rama: Hapësir...
Vjedhje e rëndë në Prizren, hajnat marrin stoli ari dhe para...
Theret me thikë një person në Gllogoc, arrestohet i dyshuari
Nuk iu ndal policisë dhe lëndoi një zyrtar, arrestohet i dys...
Vrasje në tentativë në Prishtinë