Kompania Branding Brand, e cila merret me krijimin e aplikacioneve në mobil dhe faqeve të internetit për klientë afaristë njoftoi se rreth 26% e pronarëve aktual të iPhone në SHBA planifikojnë të blejnë modelin e ri iPhone 8.
Rreth 14% e të anketuarve planifikojnë të blejnë njërin nga pajisjet iPhone të serisë 7 dhe 12% planifikojnë të blejnë ndonjë nga modelet e iPhone 6.
Rreth 2% e të anketuarve planifikojnë të ndërrojnë platformën duke kaluar në sistemin operativ Android, derisa 1% planifikon të blejë iPhone SE.
Sa i përket të vetë platformës, rreth 44% e përdoruesve amerikanë të pajisjeve iPhone dëshirojnë përmirësim në sistemin operativ iOS, derisa një e katërta e të anketuarve dëshirojnë përmirësime në dizajnin e vetë pajisjeve iPhone.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...