Lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli ka thënë se koalicioni LDK-AKR ka synim që të largoj problemet politike nga përditshmëria e qytetarëve.
Pacolli, përmes një postimi në Facebook ka thënë se koalicioni i shpresës do të mbajë përgjegjësi për zhvillimin ekonomik dhe punësimin e qytetarëve, shkruan arbresh.info.
Lexoni të plotë postimin e tij:
Koalicioni i #shpresës ka synim madhor që problemet politike ti largoja nga përditshmëria e qytetarëve.
Ne do të mbajmë përgjegjësinë për zhvillimin ekonomik dhe punësimin e qytetarëve, të rinjëve dhe të rejave.
Do të mbajmë përgjegjësinë për studentët, mjekët, profesorët, pensionistët dhe të gjithë njerëzit e mirë të Kosovës.
Kemi plan konkret dhe të studiuar në detaje që ta bëjmë Kosovën vend të dashur për gjithë qytetarët e vet./Arbresh.info.
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?