Një banor i fshatit të vogël Ilic, afër qytetit lindor Erzincan të Turqisë, mbeti i habitur kur gjeti këpurdhën me peshë prej 5.5 kilogramëve.
Fatih Akgun me miqtë ka mbledhur këpurdha në lokacionin Isvan, ndërsa me këtë rast gjeti këpurdhën prej 5.5 kilogramëve.
Përveç se bëhet fjalë për lloj të rrallë, po ashtu është e rrallë që ajo të arrijë këtë peshë.
Akgun për AA tha se me miqtë gjatë muajit maj dhe qershor çdo vit mbledhin këpurdha në këto hapësira. “Më herët nuk kam patur rastin të shoh këtë lloj, por edhe me këtë peshë”, tha Akgun.
Ai shtoi se bëhet fjalë për këpurdhë shumë të shijshme dhe se çmimi i kilogramit të saj varion mes 80 dhe 100 lira (20 dhe 25 euro).
VV-ja bojkoton vazhdimin e seancës për çmimin e naftës
Policia sekuestron 275 cigare elektronike, ndalohet shtetasi...
Arrestohet një person i dyshuar, iu gjetën 5 kg substancë na...
Chelsea ndëshkon Fernandezin, mesfushori përjashtohet për dy...
Tragjedi në Durrës, 17-vjeçari ndërron jetë gjatë orës së fi...
Njoftim nga KEDS për punimet në rrjet për datat 4 – 8 ...