Numri i rasteve të dyshuar me kolerë në Jemenin e shkatërruar nga lufta është rritur deri në 100 mijë.
Lajmi është bërë i ditur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe thekson se përhapja e kolerës shpërtheu me 27 prill, transmeton portali arbresh.info
Përhapja e shpëjtë e sëmundjes ka vënë në dukje një katastrofë humanitare në Jemen pas dy vitesh luftë civile.
“Deri më tani, 101.820 raste të kolerës së dyshuar dhe 789 vdekje janë raportuar”, tha zëdhënësi i OBSH-së Tarik Jasareviç.
OBSH ka paralajmëruar se numri i njerëzve të prekur nga kolera mund të arrijë deri në 300 mijë./Arbresh.info
Zotëria i Parë përfaqësoi Kosovën në Samitin inaugurues të o...
Turqi – Rumani, publikohen formacionet zyrtare
Rama: Shqipëria po mbyll kapitullin e krimit të organizuar
Tërmeti me magnitudë 6.2 ballë godet Japoninë
Çitaku: PDK respekton vendimin e Gjykatës Kushtetuese, vendi...
Juventusi i uron fat Edon Zhegrovës në prag të ndeshjes me S...