Hector Bellerin ka lënë të kuptohet që do të vazhdoj qëndrimin në Arsenal pasi postoi një mesazh të çuditshëm në rrjete sociale rreth transferimit në Barcelonë.
Gazetat spanjolle ishin spekuluar gjatë ditëve të kaluara se ylli i “Topçinjve” do të rikthehet te klubi ku filloi karrierën, transmeton portali arbresh.info.
Por, sot (e enjte) 22-vjeçari i dha fund spekulimeve duke shkruar në rrjetin social Twitter: “Mos besoni gjithçka që lexoni”.
Thashethemet shpërthyen pas publikimit të lajmit nga gazetat me bazë në Barcelonë ‘Sport‘ dhe ‘Mundo Deportivo’ që pohuan se mbrojtësi i krahut të djathtë ka rënë dakord për transferim te gjiganti në La Liga./arbresh.info
https://twitter.com/HectorBellerin/status/872844575194435584

Zbatimi i Agjendës së Reformave, Albin Kurti në mbledhjen e ...
Sonte, Shqipëria ngjitet në skenën e Eurovisionit me artisti...
Qeveria në detyrë sot mban mbledhje
Disa minatorë të Trepçës mbesin të ngujuar në minierë
Kryeministri Kurti e nis ditën në Mitrovicë, pritet ngrohtës...
Publikohen çmimet e derivateve për sot