Ariana Grande rifilloi turneun e saj në Paris për herë të parë mbrëmë.
Këngëtarja mbajti koncertin e parë dy javë pas sulmit terrorist në Manchester, transmeton arbresh.info.
23-vjeçare u paraqit me një fytyrë të guximshme, gjatë koncertit të saj. Ajo gjatë koncertit këndoi hitet e saj si Bang Bang, Into You dhe Problem.
Gjatë koncertit në skenë doli edhe i dashuri i Aarian Grandës duke i ofruar mbështetje asaj.

Ndërsa ata që dëshironin të merrnin pjesë në koncertin saj në Paris duhej t’i nënshtroheshin disa rregullave nga rojet e sigurisë para se të hynin në koncert.
Vetë këngëtarja u shpreh e kënaqur se gjithçka shkoi mirë në këtë koncert, këtë e bëri duke publikuar një fotografi në Instagram duke shprehur falënderim për të gjithë që morën pjesë, transmeton arbresh.info.

Por në këtë ngjarje nuk u kontrolluan vetëm tifozët, por të gjitha rrugët u bllokuan para fillimit të ngjarjes, raportoi Reuters.
Policia e Parisit tha se masat e sigurisë ishin në nivelin më të lartë pas sulmeve në Manchester./Arbresh.info





Omani takohet me presidentin Begaj: Faleminderit që jeni gji...
Galatasaray – Juventus, formacionet zyrtare
Aksion i policisë në veri/ Konfiskohen armë, granata dhe emb...
Thaçi nga Haga: E fitova përjetë lirinë, dhe kudo ndodhem at...
“Vëllai im të dua shumë”, Rama telefonon Thaçin në Hagë
Marshimi historik në Prishtinë, “Liria Ka Emër” falënderon ç...