Shkencëtarët nga Universiteti “Wisconsin-Madison” kanë zbuluar se galaktika jonë, Rruga e Qumështit, ndodhet në një lloj të vrimës së kozmosit.
“Vrima” në të cilën Rruga e Qumështit është e gjatë pothuajse dy miliardë vit drite, ndërsa shkencëtarët thonë se në këtë hapësirë ndodhen më pak galaktika, yje, planet dhe vrima të zeza se sa në pjesët tjera të universit, transmeton kp.
Kërkuesit këtë hapësirë e kanë krahasuar me vrimën e djathit zviceran dhe shpjeguan se jeta me siguri ka pasur rastin që të zhvillohet në Tokë duke iu falënderuar asaj që ne jetojmë në pjesën e qetë të universit.
Teoria për vrimat kozmike ka qenë e pranishme edhe më herët, por vëzhgimet dhe studimet e fundit në lidhje me përhapjen e universit kanë konfirmuar këto pohime.
Zbulimi është prezantuar në konferencën shkencore të Shoqërisë së Astronomisë në Ostin të Teksasit, shkruan Daily Mail.
Daut Haradinaj dorëzon mandatin e deputetit: Urime Ardian Gj...
Raportohet se një person është vrarë në Gjakovë
KQZ shpall rezultatet: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 ...
Osmani pas rezultateve preliminare: Ky është veç hapi i parë...
Abdixhiku: LDK-ja shënon rritjen më të madhe që ndonjë parti...
Dardan Molliqaj për rezultatin: Kjo nuk është as afër asaj q...