Kandidatja për deputete në Kuvendin e Kosovës nga radhët e koalicionit LDK-AKR-Alternativa, ka thane se për këto zgjedhje, koha për fushatë ka qenë e shkurtë, por është e rëndesishmë që qytetarëve t’u prezantohet platforma.
Ajo ka thënë në televizionin Rrokum se koalicioni që kandidat për kryeministër ka Avdullah Hotin, është duke e përçuar mesazhin në mënyrën më të mirë te elektorati i vet.
Osmani ka thënë se kryesisht po merr pjesë në ato tubime që janë më të vogla, ngase prej aty po arrin të jetë më afër me problemet e shumta të qytetareve.
“Qëllimi është të arrihet një rezultat i thellë dhe ta bëjmë vetë Qeverinë”, ka thënë Osmani, duke shtuar se koalicioni i LDK’së e garanton integrimin dhe lëvizjen e lirë të qytetarëve.
Osmani ka thënë se PDK në qeverisje në rastin më të mirë do t’i ofrojë Kosovës stagnim, e në rastin më të keq, shkatërrim./arbresh.info/
“Dardanët” dalin me njoftim sa i përket biletave për anëtarë...
Aksident mes dy veturave në Mitrovicë, lëndohen gjashtë pers...
Prishtina me fitore jetike ndaj Pejës në “Karagaç”
Mbytet anija në brigjet greke, 22 të vdekur
Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për pesë ditë...
Aliti për mediat turke: Turqia ka një kombëtare shumë të for...