Në kuadër të fushatës zgjedhore kandidati për deputet i PDK-së, Shaip Muja ka takuar banorët e lagjes Bregu i Diellit, lagje kjo ku ai vet është rritur.
Përmes një postimi në Facebook, Muja thotë se gjatë këtij takimi ai është zotuar se Fillimi i ri do e mbështesë degën e PDK-së.
Ja postimi i tij:
Bregu i Diellit, është lagjja ku unë u rrita, ku kanë vepruar heronjtë e kombit dhe shokët e mi te idealit Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu kur kemi gjetur çdo herë dyer të hapura dhe mikpritje të veprimtarisë dhe jetës ilegale.
Fillimi i Ri ka mobilizuar të gjitha strukturat e degës së PDK-së në Prishtinë, duke qenë vazhdimisht të përkrahur edhe nga qytetarë që për herë të parë vijnë në tubimet elektorale si dhe votues që votojnë për herë të parë.
Jemi zotuar edhe me ish deputetë dhe kandidatë për deputetë se Dega në Prishtinë, do ta ketë mbështetjen tonë, në të gjitha nivelet, në veçanti në fuqizimin e degës, masovizimin si dhe bashkëngjitje në problematikat lokale, duke përkrahur fuqimisht kryetarin Çelaj për arritjen e rezultateve maksimale në degë. Suksese për Degën e PDK-së.
Abdixhiku e Osmani në Pobërgjë të Deçanit: Mbështetja për LD...
Emisari i dialogut Sorensen takon zëvendësministrin e Jashtë...
Lladrovci i jep përkrahje PDK-së dhe Ajazit si Ushtrues dety...
Bella Hadid shijon pushimin në Rivierën Franceze pas tapetit...
Nis sanimi i kanalit kryesor të ujitjes në Burim të Istogut
Osmani: Gjakovarët gjithmonë i kanë dalë zot Kosovës