Martesa i bën mirë shëndetit, duke rritur mundësitë për mbijetesë tek personat që vuajnë nga probleme që rrezikojnë zemrën, të tilla si kolesteroli i lartë.
Sipas një studimi që bazohet tek të paktën 1 milion të rritur në Britaninë e Madhe, një bashkëshort i mirë mund t’ju detyrojë të kujdeseni më shumë për veten. Personat që u bënë pjesë e studimit ishin të prekur nga presioni i lartë i gjakut, kolesteroli ose diabeti, shkruan Top Channel.
Gjendja e të martuarve dhe shanset për mbijetesë rezultuan më të mira sesa ata që ishin beqarë. Doktor Paul Carter dhe kolegët e tij që realizuan studimin kanë treguar edhe më herët se martesa lidhet me më shumë shanse për t’i mbijetuar një sulmi në zemër. Sipas hulumtimit të fundit që u prezantua në konferencën britanike për sëmundjet kardiovaskulare, martesa shërben si mburojë nga faktorë që rrezikojnë zemrën, si kolesteroli e tensioni i gjakut.
Burrat dhe gratë në të pesëdhjetat, gjashtëdhjetat dhe shtatëdhjetat me kolesterol të lartë kishin 16% më shumë mundësi të ishin të gjallë deri në fund të studimit 14-vjeçar nëse ishin të martuar. E njëjta gjë u vu re tek ata që vuanin nga diabeti dhe tensioni, me personat e martuar që rezultuan në avantazh mbijetese. Edhe pse shkencëtarët nuk testuan nëse personat e martuar ishin të lumtur, ata dyshojnë se të kesh një partner special në jetë është ajo që vërtet ka rëndësi.
Macron: Evropa duhet rregulla bashkëjetese me Rusinë pas paq...
Policia jep detaje mbi plagosjen në Zhabar të Mitrovicës
Vuçiq: Do të rrisim investimet në mbrojtje për shkak të alea...
Parashikimi i motit për dy ditët në vijim
“Nuk ka qenë kurrë më i nervozuar”, Hansi Flick ‘shpëtheu’ p...
Zbulohet finalisti i parë i edicionit të katërt të BBVK