Garda Revolucionare e Iranit ka akuzuar Arabinë Saudite për orkestrimin e sulmeve vdekjeprurëse në Teheran, ku mbetën të paktën 12 të vrarë.
Më herët grupi terrorist Shteti Islamik mori përgjegjësinë për sulmet, transmeton portali arbresh.info.
“Ky sulm terrorist ndodhi vetëm një javë pas takimit midis presidentit të SHBA (Donald Trump) dhe udhëheqësve të prapambetur (Saudit) që mbështesin terroristët. Fakti që Shteti Islamik ka marrë përgjegjësinë dëshmon se ata ishin të përfshirë në sulmin brutal”, thuhet në deklaratën e cituar nga Reuters.
Më parë, gjeneral brigade Hossein Salami, zëvendëskomandanti i IRGC, u zotua se do të hakmerren për sulmin.
“Nuk do të ketë asnjë dyshim se do të hakmerremi për sulmet e sotme në Teheran, mbi terroristët, bashkëpunëtorët e tyre dhe mbështetësit e tyre”, tha ai, siç citohet nga agjencia e lajmeve Mehr./Arbresh.info
Limaj viziton nënën e Hashim Thaçit për Bajram: Urojmë që fe...
Bekim Hamz Jashari uron besimtarët myslimanë për Kurban Bajr...
Zelensky i dërgon letër urgjente Trumpit
Kurti për 2 milionë eurot për linjat ajrore: Nuk bëhet fjalë...
Shefi i Këshillit të Evropës bën thirrje për më shumë mbësht...
Foda: Objektivi më i madh mbetet kualifikimi në Euro 2028