
Kryetari i Kuvendit Ilir Meta, duke folur gjate nje seance parlamentare, ku ka komentuar per akuzat e partise Demokratike ndaj tij ne lidhje me skandalin e CEZ. /r/n/r/nParliament Speaker Ilir Meta , speaks during a parliamentary session, which commented on the charges against his in connection with the scandal of CEZ.
Ilir Meta ka sulmuar ashpër nga Shkodra Edi Ramen dhe Lulzim Bashën, duke i etiketuar ata sërish me emra të personazheve të filmave vizatimor.
Madje, Presidenti i zgjedhur, ka akuzuar se ata duan ta shndërrojnë Shqipërinë në vend të depozitimit të mbetjeve.
“LSI, forcë e parë, sepse Shkodra dhe Shqipëria nuk ka më kohë për të humbur me “Tomy”-n dhe “Jerry”-n. Shkodra dhe e gjithë Shqipëria ua piu lëngun “Tomy”-t dhe “Jerry”-t. Nuk ka më kohë Shkodra, nuk ka më kohë Shqipëria për të humbur me këta karagjozë. Çdo demokrat në Shkodër midis Edi Ramës dhe Petrit Vasilit zgjedh Petrit Vasilin për Kryeministër. Çdo socialist midis Lulzim Bashës dhe Petrit Vasilit, zgjedh Petrit Vasilin si Kryeministër. Do të jetë një votë që votojnë kundër atyre që veprojnë kundër rinisë, por të mafies italiane dhe europiane, por për ta kthyer Shqipërinë në një gropë të mbetjeve të rrezikshme të Italisë dhe të Europës. Kjo qeveri e ka vendin në arkivat e shqiptarëve dhe të Shqipërisë si një qeveri e shëmtuar, e cila tallet me dinjitetin e shkodranëve dhe të shqiptarëve”, u shpreh Ilir Meta.
Në të njëjtën linjë ishte dhe kryetari i LSI-se, Petrit Vasili, i cili përpara mbështetësve shkodranë tha se PD dhe PS nuk duhet të mendojnë më për pushtetin.
“U themi të gjitha rilindjeve, atyre të PD-së e të PS-së merruni me punë të tjera se drejtimin do ta marrim ne. Nuk kemi më kohë për të humbur me rilindje e lindje, të cilat na çojnë atje ku nuk duam të shkojmë, duam të shkojmë përpara”, tha Vasili.
Pamje nga tërmeti 7.6 ballë që shkundi Japoninë
LDK prezanton listën me 30 kandidatët për pesë degët e Prish...
Ramos konfirmoi largimin e tij nga Monterrey, do të jetë loj...
Komandanti i KFOR-it pret në takim Kurtin, shprehu përkushti...
Nuk kanë të ndalur telashet në mbrojtje për Arsenalit, ylli ...
Aksident mes dy veturave në rrugën Prishtinë-Pejë, lëndohen ...