Ajo sërish ishte në titujt e parë të të gjitha mediave.
Rihanna në fotografitë e fundit të publikuara shihet se nuk është kujdesur shumë për pamjen e saj, transmeton arbresh.info.
Ajo po filmonte një video muzikore në Miami të hënë që shkoi, ku shihet duke vallëzuar dhe me një veshje interesante.
Këngëtarja kishte të veshur një palë pantallona ngjyrë të gjelbërta të shtypura me lule me një rrip të hollë ngjyrë ari, ndërsa në pjesën e sipërme kishte një këmishë ngjyrë trëndafili e cila ishte mjaftë e tejdukshme.
Këmisha që ajo kishte veshur i ekspozonte shumë mirë gjoksin e saj. Bukurinë ja shtonin edhe aksesorët, një palë vathë të mëdhenj dhe një shami mëndafshi në kokë ishin ato që e zbukuronin edhe më shumë.
Dihet se kohë më parë u diskutua për një shtatzëni të mundshme nga Rihanna, e që në këto fotografi ajo shihet se është më e plotë./Arbresh.info




E konfirmon edhe presidenti i Besiktasit: Kristjan Asllani p...
Çitaku kritikon Gjykatën Specialen: Drejtësia vendoset në gj...
Rrëfim pas 25 vjetësh: Si u vra 15-vjeçari nga sulmi i serbë...
Trump thotë se Putini është pajtuar të ndalë sulmet ndaj Kie...
Kosova formon grup pune për zbatimin e ligjeve për të huajt ...
Përfaqësuesit e “Liria ka Emër” priten nga Kryetari Agim Ali...