Presidenti i Aleancës Kosova e re (AKR), Behgjet Pacolli, ka bërë me dije se koalicioni LDK-AKR-Alternativa është duke tërhequr elektoratin i cili deri më tani nuk ka dalë për të votuar.
Në një intervistë për gazetën “Epoka e re”, Pacolli ka theksuar se ky koalicion do të fitojë më 11 qershor. Megjithatë, lideri i AKR-së ka paralajmëruar se asnjëri koalicion nuk do të arrijë ta formojë qeverinë vetëm.
Sipas Pacollit, shumë lehtë mund të përsëritet bllokada e vitit 2014. Pacolli e ka përjashtuar mundësinë e çfarëdo bashkëpunimi me koalicionin PDK-AAK-Nisma pavarësisht prej rezultatit të zgjedhjeve të 11 qershorit.
“Besoj se tani është krijuar një frymë interesante dhe kam një përshtypje se ata që nuk kanë dalë të votojnë deri më tani, të cilët kanë qenë të zhgënjyer, janë duke ardhur nëpër tubimet tona elektorale zgjedhore dhe do të votojnë për koalicionin e shpresës”, ka thënë Pacolli.
Ai ka thënë programi ekonomik do ta bëjë fitues këtë koalicion. “Koalicioni ynë, i paqes dhe i shpresës, do të jetë fitues i këtyre zgjedhjeve. Mendoj se do të jetë fat për Kosovën nëse si koalicion dalim fitues. Si partnerë të koalicionit jemi marrë vesh ta lëmë anash çdo interes të ngushtë dhe të punojmë vetëm për interesin e Kosovës. Ne kemi një program të mrekullueshëm dhe ai duhet të zbatohet”, është shprehur Pacolli.
Banka Qendrore e Rusisë i quan të “jashtëligjshme” planet e ...
Konfiskohen mbi 250 kg duhan në Prishtinë
Parlamenti i Shqipërisë miraton buxhetin 2026 me 81 vota pro
Modriç: Milani ishte ëndrra ime e fëmijërisë
Shtyhet për 22 dhjetor seanca ndaj të akuzuarve për vrasjen ...
Një person vdes në aksidentin mes një veture dhe kamioni në ...