Fotografia e Omran Daqneesh, në anën e pasme të një ambulance, u bë simbol i brutalitetit të regjimit të Assadit dhe vuajtjes së fëmijëve në Siri.
Fytyra e tij e mbuluar me gjak dhe trupi i mbuluar me pluhur nga sulmi ajror, ktheu vëmendjen e mbarë botës te fëmijët e harruar të Sirisë, transmeton portali arbresh.info
Por tani janë shfaqur fotografi të reja të djaloshit nga Aleppo. Ai shfaqet i aftë dhe i shëndoshë pranë familjes së tij.
Vëllai i tij më i madh, Aliu, 10 vjeç, vdiq nga plagët e pësuara në shpërthim.
Familja e tij u intervistua në Aleppo, për një television libanez që mbështët regjimin e Assadin.
Televizioni propagandues pro Presidentit sirian, thekson se ai ‘jeton i lumtur dhe i qetë në vendin e tij dhe me njerëzit e tij’./Arbresh.info

Të shtëna me armë në një ceremoni diplomimi në Kaliforni, pl...
Rama takon kryeministrin holandez në Samitin BE-Ballkani Per...
Kusari-Lila: Masa të reja tregtare ndaj Serbisë për mbrojtje...
Efektivi i vrarë, Enea Mekolli përcillet në banesën e fundit...
Kurti njofton nisjen e ndërtimit të urës së tretë mbi Ibër
Trump: Do të ishte nder të takoja udhëheqësin suprem të Iran...