Leonardo Jardim ka konfirmuar se ka pranuar një ofertë nga Interi, por shton se preferon qëndrimin te Monaco derisa Luciano Spalletti pritet të emërohet nesër trajner i skuadrës italiane.
“Nerazzurrët” kishin nevojë për një trajner të ri pas Roberto Mancinit, Frank de Boer, Stefano Piolit dhe Stefano Vecchit që ishin të gjithë në detyrë, transmeton portali arbresh.info.
“Klubet në Kinë ishin të gatshme të më mbulonin me ari dhe gjithashtu unë pranova një ofertë nga Interi”, konfirmuar Jarim. “Mendoj që projekti te Monaco nuk ka përfunduar ende. Së shpejti do të rinovoj kontratën time, do të zyrtarizohet gjithçka së shpejti”
Jardim fitoi me Monacon titullin në Liga 1 dhe arriti me skuadrën e tij deri në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve./arbresh.info
Një ditë pas zgjedhjeve, PDK thërret konferencë për media
Qeveria pro-perëndimore e Armenisë fiton zgjedhjet pavarësis...
Të shtëna me armë në Kamëz, humb jetën një person, një i pla...
Kallas: Udhëheqësit politikë të angazhohen në mënyrë konstru...
KQZ nis verifikimin dhe numërimin e votave për kandidatët pë...
Reuters: Zgjedhjet në Kosovë nuk sjellin shumicë, Kurti kërk...