Sipas gazetës turke, Hurriyet, Birol Erdem, këshilltari i kryeministrit të Turqisë, është arrestuar së bashku me gruan e tij, Gulumser Erdem, në Ankara.
Arrestimi është kryer si pjesë e një hetimi të kryer nga Prokurori i Përgjithshëm i Ankarasë, transmeton portali arbresh.info
Gazeta turke shkruan se Erdem ka dhënë dëshminë e tij si dëshmitar në kuadër të hetimit mbi pasuesit e Gylenit.
Hetimi është duke u kryer mbi tentativën ushtarake për grusht shtet në Turqi, i cili u përmbys shpejt gjatë nga forcat qeveritare.
Më shumë se 240 veta u vranë dhe 2 mijë të tjerë janë plagosur gjatë incidentit.
Autoritetet turke kanë akuzuar klerikun me bazë në SHBA, Fetullah Gylen, i cili jeton në SHBA që nga viti 1999.
Që nga korriku i vitit të kaluar, Turqia ka arrestuar mijëra persona ushtarakë, aktivistë dhe gazetarë që dyshon për lidhje me Gylenin. /Arbresh.info
Milot Avdyli gjen golin e radhës me fanellën e Celjes
Aksident në Tiranë, vdes një 42-vjeçar
Klubi i MLS tërhiqet nga gara për Robert Lewandowskin
Osmani në TED: Kosova, nga dhimbja në histori lirie dhe demo...
FFK reagon ndaj deklaratave të fundit për kurdisje nga disa ...
Chelsea siguron finalen e FA Cup, aty e pret Manchester City