Policia nga rajoni i Prizrenit ka njoftuar se rreth orës 17:30 minuta, tek Lapidari i Dëshmorëve në fshatin Bllacë ka ndodhur një tentativë për vrasjen e një personi.
Sipas hetuesve të cilët kanë kryer hetime në vendin e ngjarjes thuhet se tek Lapidari i Dëshmorëve janë takuar tre vëllezër në njërën anë dhe dy në tjetrën.
“Pasi janë fjalosur në mes vete, njëri nga të dyshuarit e ka thirre ne telefon vëllain e tij që ta sillte pushkën me të cilën është qëlluar viktima. I plagosuri është sjell në Urgjencën e Shtëpisë së Shëndetit në Suharekë e më pas në Spitalin Rajonal në Prizren”, thuhet nëq njoftimin e Policisë.
Në vendin e ngjarjes, policia ka gjetur gëzhoja të fishekëve por jo edhe armën dhe të dyshuarin i cili ka ikur në drejtim të panjohur.
Ndërkaq, me urdhër të prokurorit të shtetit, nën masën e arrestit po mbahen dy të dyshuar që ishin të përfshirë në rast.
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës