Sulmuesi kolumbian Radamel Falcao ka nënshkruar kontratë tri vjeçare me AS Monacon.
Ish sulmuesi i Manchester United dhe Chelseat ka shënuar 21 gola brenda 29 paraqitjeve në Liga 1 gjatë edicionit 2016/17, ku Monaco fitoi trofeun e parë në ligë pas 17 viteve, transmeton portali arbresh.info.
“Jam i lumtur për të vazhduar aventurën time te Monaco”, tha Falcao për faqen zyrtare të klubit. “Pas këtij sezoni ku unë gjeta të gjithë motivimin, kam pasur vetëm një dëshirë – të vazhdoj këtë ngjarje të bukur!”
Falcao iu bashkua fillimisht Monacos nga Atletico Madridit në vitin 2013, por shënoi vetëm 13 herë për klubin në Liga 1 para se t’i bashkohej Manchester United në formë huazimi gjatë verës së vitit 2014 dhe një vit më vonë edhe Chelseat./arbresh.info
https://twitter.com/AS_Monaco/status/870341106889883648
PSG barazon shpejtë, realizon Khvicha Kvarastkhelia
Rama: Kosova nuk i përket LVV-së, Kurtit apo një narrative t...
Bayerni realizon ndaj PSG
Tahiri: Strategjia e Kurtit, pamundësimi i ndërtimit të kons...
“Albin, krejt Kosova po e di që ia ke mësy me kapë shtetin...
Besnik Tahiri: Nuk jemi pjesë e komplotit ndaj shtetit