Temperaturat në La Paz të Bolivisë kanë rënë të mërkurën në nivele historike, duke i shtyrë banorët të mbyllen në shtëpi nga i ftohti.
Shërbimi Kombëtar i Meteorologjisë flet për temperatura nën zero, e thotë se në qytetet La Paz dhe El Alto, një ngricë e tillë nuk ishte regjistruar prej gjysmëshekulli.
“Të tilla kushte meteorologjike nuk ishin parë që prej majit të vitit 1966. Ato janë pasojë e lagështirës ekzistuese në Amazonë, e cila ka qenë e lartë këtë javë dhe ka shkaktuar vranësira të mëdha, reshje shiu, e në fund edhe dëborë në territorin tonë”, tha Marisol Portugal, Shërbimi i Meteorologjisë.
Dëbora në La Paz ka shkaktuar vonesa të përkohshme në fluturimet e brendshme, si dhe ngërçe të mëdha të trafikut. Autoritetet lëshuan këtë javë një paralajmërim të shkallës “portokalli”, duke parashikuar “rënie të fortë e të menjëhershme të temperaturave” ndërmjet ditës së martë dhe së enjtes.
Arsyeja e luhatjeve të termometrit është një front i beftë tejet i ftohtë. Situata, sipas meteorologëve do të ketë një përmirësim të lehtë të premten. Bolivia është një vend i këndshëm për udhëtime, por kushtet klimatike atje ndryshojnë shumë në varësi të rajonit, dhe e gjithë zona jugperëndimore e Altiplanos përjeton temperaturat më të ulëta në vend në muajin qershor dhe korrik.
“Pacolli, Osmani, Konjufca…” – Nazarko paralajmëron rrezik p...
Tregu i energjisë, KESCO: Nga 1 prilli bizneset kalojnë në t...
Orët vendimtare: Zgjedhje e presidentit apo zgjedhje të reja
48 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Lëkundje tërmeti në Itali, epiqendra pranë Sicilisë
Gara shpejtësie në rrugën Pejë–Prishtinë, dy shoferë ndëshko...