Për kohën e tyre babilonasit kanë qenë astronomë të mirë.
Ditën e natën prej nga 12-orësh e kemi dhuratë nga ta.
Në kohë të vjetra, shumë të vjetra, njerëzit kanë llogaritur me gishtërinj, e meqë të tillë i kemi dhjetë edhe llogaritja jonë për bazë ka numrin dhjetë.
Mirëpo, fare lehtë mund të llogaritet edhe me një bazë tjetër, për shembull me 6, 8 apo 12.
Përndryshe, me 12 (një duzinë) ndonjëherë edhe llogarisim. Në gjeometri në anën tjetër llogarisim me 60 kur i matim këndet.
E kur e llogarisim kohën e përdorim 60-tën për minuta e sekonda; 24-ën e përdorim për ta ndarë ditën; 365-ën për ta ndarë vitin etj.
Ja se si është arritur te këto baza.
Për kohën e tyre babilonasit kanë qenë astronomë të mirë.
Në bazë të vëzhgimit të lëvizjes së Diellit, dhe në bazë të vështrimit të dukurive në natyrë ata kanë konstatuar se pas 36 ditës mbyllet një cikël natyror, pas të cilit fillon i riu.
Këtë periudhë kohore prej 360 ditësh e quajmë vit (pak më vonë kjo llogari do të përmirësohet në 365 ditë).
Gjatë një viti Hëna nëpër fazat e saj kalon 12 herë, sepse një kalim nëpër faza zgjat rreth 30 ditë.
E numri 12 vërtet është i përshtatshëm sepse pjesëtohet mirë, pa mbetje, me 1, 2, 3, 4, e 6.
Do të thotë se viti me 36o ditë pjesëtohet mirë me 12 në 30 ditë sa zgjat një kalim i Hënës nëpër fazat e saj.
Babilonasit, si edhe popujt tjerë të vjetër, për llogaritjen e kohës e kanë përdorur kalendarin lunar, kështu kjo për t ka qenë e rëndësishme.
KQZ: Deri tani 63,997 votues nga diaspora janë regjistruar p...
FIFA nderon Trumpin me Çmimin e Paqes: Lidershipi i tij gara...
Publikohet marrëveshja në letër e Vetëvendosjes me tri parti...
Obiliq: Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në pompë ...
KFOR-i forcon aktivitetet në mbështetje të sigurisë në të gj...
Gjobë 500 euro, pikë negative e ndalim i drejtimit të automj...