“Në rrugën time, vdekja nuk ka më vend”. Kështu mes tjerash shprehet poetesha gjakovare Mevlyde Saraqi, në një poezi kushtuar masakrës së 2 prillit të vitit 1999, e njohur si “Masakra në familjen Vejsa”.
Dhe me të vërtetë, morti e vdekja përjetësisht e kanë kryer misionin e vet të zi në këtë familje, në këtë rrugë diku në Gjakovë.
Në këtë rrugë, e cila përjetësisht do të përmendet si rruga ku ndodhi masakra që një qenie njerëzore normale, vështirë mund ta imagjinojë.
Askush nuk mund ta imagjinojë se si mund të ishte momenti i vrasjes së Ritës së vogël, e cila ende nuk i kishte mbushur 2 vjeç.
Si mund të paramendohet vrasja e Dalinës, që pikërisht atë natë po i mbushte 2 vjeç.
Si mund të paramendohet vrasja e Marigonës, Sihanës, Arlindit, Delvinës … të gjithë nën moshën 10-vjeçare.
Si mund të paramendohet vrasje e më pastaj djegia e 21 njerëzve, të gjithë gra e fëmijë pa as më të voglin faj e mëkat. /zeri/
Tragjedi në Itali, orteku vret dy turistë në Bolzano
Trump: Irani nuk do që SHBA-ja ta godasë
KF Ulpiana zgjedh kryetarin e ri – Fitim Dragaqina merr drej...
Trump: Kam parandaluar nisjen e tre luftërave bërthamore
Ushqimet ultra të përpunuara janë po aq të rrezikshme sa cig...
Vlorë: Automjeti përfshihet nga flakët në zonën e Ujit të Ft...