Kandidati për kryeministër, Albin Kurti dhe kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti morën pjesë në aktivitetin “Prishtina Lexon” që u organizua me rastin e 1 Qershorit – Ditës së Fëmijëve.
Kryetari Ahmeti tha me këtë rast se qëllimi i këtij aktiviteti që po organizohet për herë të katërt në Prishtinë është që fëmijët të inkurajohen të lexojnë sa më shumë, shkruan arbresh.info.
“Është aktiviteti i katërt me radhë që e organizon komuna e Prishtinës “Prishtina Lexon”. Urime të gjithëve Dita e Fëmijëve. Sikurse edhe çdo vit qëllimi jonë është t’ju bëjmë juve që të lexoni sa më shumë sepse sa më shumë që të lexoni aq më shumë do të dini”, tha Ahmeti.
Ndërkaq, kandidati për kryeministër Albin Kurti tha se është shumë mirë që Dita e Fëmijëve shënohet pikërisht në muajin e qershive.
Kurti i cili u ul në mesin e fëmijëve në shesh, ua lexoi atyre tregimin “Luli i vocërr”./Arbresh.info.
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1432964483435306/
Arrestohet në Fushë Kosovë i kërkuari për grabitje
Natë e zjarrtë në Ligën e Kampionëve – sot kompletohen çifte...
Konjufca: Negociatat për Presidentin po vazhdojnë, gjithçka ...
Sot në Kuvend mblidhen disa komisione parlamentare
27 vjet nga beteja e Zhegocit
Aksident në dalje të Prizrenit, cisterna e naftës del nga rr...