Policia e Kosovës, në kuadër të aktivitetet për “1 Qershorit”- Ditës Ndërkombëtare për të Drejtat e Fëmijëve”, ka organizuar aktivitet për fëmijët.
Mentor Cakolli nga Policia e Kosovës, ka bërë me dije se sot Policia e Kosovës, mban një aktivitet të organizuar nga Policia e Kosovës, që i dedikohet “1 Qershorit”- Ditës Ndërkombëtare për të Drejtat e Fëmijëve. “Në këtë aktivitet policor mund të marrin pjesë familjarë dhe fëmijë të moshave të ndryshme, të cilët do të kenë mundësi të përcjellin aktivitetin policor, ku do të paraqiten njësi të ndryshme policore si dhe aktivitete tjera me persona të veshur me figura (maskota) të ndryshme për fëmijë”, ka thënë sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë’, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).
Sipas tij në kuadër të programit-aktivitetit policor do të ketë edhe aktivitete argëtuese me muzikë, vallëzim si dhe fotografi për fëmijët me zyrtarët policor. Cakolli ka thënë se duhet të kemi kujdes që fëmijët të i kontrollojmë për përdorimin e rrjeteve sociale.Programi-aktiviteti policor fillon në ora 10:00 në Sheshin “Zahir Pajaziti”./Arbresh.info/
Kurti: Investimet në polici dhe ushtri do t’i rrisim dhe zgj...
Arsenal kalon me lehtësi në rrethin tjetër të FA Cup
“Liria ka Emër” publikon orarin e autobusëve nga komunat për...
Bashkimi rikthehet fuqishëm në pjesën e dytë dhe triumfon de...
Anëtarët e Bordit të Paqes kanë premtuar më shumë se 5 milia...
Vdes 23-vjeçari në Librazhd teksa po riparonte makinën në nj...