Kylian Mbappe raportet se ka zgjedhur të nënshkruaj me gjigantin spanjoll Real Madrid pasi refuzoi transferimin në Manchester City së fundmi.
Skuadra në Premierë Ligë tentoi për të nënshkruar me sulmuesin francez pas transferimit të Edersonit dhe Bernardo Silvas, transmeton portali arbresh.info. Pep Guardiola duket qartë se është i vendosur për shpenzuar të holla madhështore gjatë merkatos verore dhe Mbappe është në krye të shënjestrave.
Tani, sensacioni i Monacos raportohet se është i vendosur për largim nga Franca dhe Real Madridi është zgjedhja e tij.
Gjiganti evropian ka fuqinë financiare për të arritur një marrëveshje, por është pozita e tij se ku do të përshtatet në skuadër vazhdon të jetë interesante dhe njëkohësisht problematike.
Me Cristiano Ronaldon të vendosur si sulmues qendror dhe zhvillimin e Karim Benzemas, Mbappe mund të jetë në dispozicion vetëm në bankinë.
Sidoqoftë, mbetet ende të shihet nëse Real Madridi do të jetë në gjendje të bind Monacon për të shituar talentin e ri./arbresh.info
Blendi Fevziu publikon përgjigjet e patransmetuara të Thaçit...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Fede Valverde reagon për herë të parë pas përplasjes me Aure...
Irani ka sulmuar tre shkatërrues amerikanë pranë Ngushticës ...
Akt barbar: Dëmtohet lapidari i UÇK-së në Binxhë të Klinës
Aston Villa e Freiburg fitojnë me përmbysje dhe sigurojnë fi...