Gjatë seancës së sotme ku pritet formimi i qeverisë së re, kreu i Kuvendit Talat Xhaferi, ka folur sërish në gjuhën shqipe.
Por, një gjë e tillë ka irrituar sërish deputetët e VMRO-së dhe veçanërisht Ilija Dimovskin, i cili iu drejtua sërish duke e quajtur deputet dhe jo kryeparlamentar.
Nga ana tjetër Xhaferi i është përgjigjur: “Nuk e di se si t’ju drejtohem kur ju më drejtoheni si deputet, dhe përderisa ju më drejtoheni kështu, une mendoj se nuk ka asnjë gjë kontestuese.
Unë nuk i ndaj deputetët nëse duhet t’u drejtohem në gjuhën shqipe apo në atë Maqedonase”, ka thënë Xhaferi. /albeu.com/
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës