Aplikacionet përmbajnë një kod i cili dërgon pajisjet e infektuara në një uebfaqe në mënyrë që të gjenerojë klikime të rreme në reklamat e sajteve dhe kështu bërë para për krijuesit e saj.
Më shumë se 36 milion telefona Android janë infektuar nga një maluer reklamash tha një firmë sigurie ditën e Marte.
Hulumtuesit pranë firmës së sigurisë Check Point thanë se e zbuluan maluerin me emër Judy në të paktën 50 aplikacione në Google Play Store.
Aplikacionet përmbajnë një kod i cili dërgon pajisjet e infektuara në një uebfaqe në mënyrë që të gjenerojë klikime të rreme në reklamat e sajteve dhe kështu bërë para për krijuesit e saj.
Aplikacionet e infektuara janë hequr nga Play Store. Më shumë se 40 prej tyre ishin nga një zhvillues Koreano Jugor me emrin Enistudio. Të gjitha lojërat janë shkarkuar 18 milion herë.
Por malueri është gjetur gjithashtu në disa aplikacione të tjera. Kjo e dërgon shifrën në 36.5 milion shkarkime aplikacionesh të infektuara.
Check Point nuk kishte informacion se përsa kohë aplikacionet kanë qenë të disponueshme.
Iran-SHBA, synohet fundi i armiqësive me armëpushim të menjë...
Spiropali në mbështetje të studentëve në RMV: Gjuha shqipe ë...
“Ne flasim shqip, kërkojmë drejtësi”/ Rreth dy orë protestë,...
Kurti: Duhet mbi 84 vota për presidentin, 80-81 nuk mjaftojn...
Lajm fantastik për “bavarezët”, Harry Kane rikthehet nga lën...
Ekipi i Artemis II afër Hënës, arrin distancë rekord të flut...