Politikanët milionerë kosovarë, e që nuk janë të paktë, mund të kenë pasuri të madhe jashtë vendit, e të cilën nuk e deklarojnë kurrë.
Është krejtësisht në vullnetin e zyrtarit shtetëror që të deklarojë ose jo pasurinë që nuk e ka brenda territorit të Kosovës, raporton KTV.
Jo vetëm në shtetet e perëndimore, por edhe në rajon, milionerët politikë mund të kenë pasurinë e tyre, porse institucionet kosovare nuk kanë asnjë mekanizëm se si ta verifikojnë atë.
Në legjislaturën e kaluar të kuvendit ishte proceduar një projektligj, i cili kishte dështuar të kalonte në kuvend.
Projektligji tashmë i harruar parashihte shqyrtimin dhe vërtetimin e pasurisë së pajustifikueshme, duke përfshirë edhe konfiskimin e pasurisë së fituar në kundërshtim me legjislacionin në fuqi, si dhe çfarëdo forme të pasurisë së fituar pa arsyetimin me bazë të ligjshme.
Dispozitat e këtij ligji parashihej të zbatoheshin për pasurinë e fituar nga personat të cilët e kanë sajuar pasurinë në kundërshtim me legjislacionin dhe pa bazë brenda dhe jashtë Republikës së Kosovës, transmeton Koha.net.
Deklarimi i pasurisë që zyrtarët mund të kenë jashtë vendit mbetet në vullnetin e tyre. Të paktë janë ata zyrtarë në formularët e të cilëve deklarohen pronat të cilat ata i kanë jashtë territorit të Republikës së Kosovës.
Sulmi kibernetik lë jashtë funksionit shërbimin postar të Fr...
Besa Famgas, kampione vjeshtore në Superligën e Kosovës
Rusia përshkallëzon sulmet ndaj rajonit kyç të Ukrainës, Ode...
Neymar operohet me sukses, synimi i tij i vetëm është pjesëm...
Aksident me vdekje në Tepelenë-Memaliaj, humb jetën 45-vjeça...
Durmishi: Rrugët në brezin kufitar po rrisin sigurinë dhe zh...