Gazeta spanjolle ‘AS’ raporton se Real Madridi ka refuzuar një ofertë prej 42 milionë euro nga Interi për sulmuesin James Rordiguez, pasi ai dëshiron të transferohet në Manchester United.
Raporte të ndryshme nga media të shumta gjatë ditëve të fundit kanë pretenduar se “Nerazzurrët” janë duke përgatitur një ofertë madhështore për reprezentuesin e Kolumbisë, transmeton portali arbresh.info.
Lexo edhe: Granit Xhaka i pandalshëm nga yjet e Chelseat (VIDEO)
Sipas gazetës së lartpërmendur, Real Madridi ka refuzuar një ofertë që vlen 42 milionë euro me shpresën se mund të sigurojnë më shumë nga shitja e tij pas transferimit për 75 milionë euro që paguan te Monaco në verën e vitit 2014.
Sidoqoftë, James Rodriguez preferon t’i bashkohet Manchester United tani pas kualifikimit të tyre në Ligë të Kampionëve për sezonin e ardhshëm.
Lexo edhe: Goditja e lirë më e tmerrshme e Cristiano Ronaldos në karrierën e tij (VIDEO)
Interi ka dështuar për kualifikimin në Evropë duke përfunduar në pozitën e shtatë në Serie A./arbresh.info
Sallahu: Dorëheqja e Osmanit do të ishte e dobishme
Netanyahu urdhëron sulme 48-orëshe ndaj Iranit nga frika se ...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Integrimi evropian i Kosovës, Zulfaj premton rezultate konkr...
Gjobiten Meta dhe YouTube për varësinë nga mediat sociale
Moti i keq, Kapiteneria e Vlorës ndalon lundrimin e mjeteve ...