Trajneri i Atalantës, Gianpiero Gasperini, duket shumë i lumtur pas përfundimit të një sezoni tepër të suksesshëm me zikaltrit.
Skuadra e tij ka arritur të sigurojë grupet e Ligës së Evropës pas 26 vitesh mungesë, duke kaluar të gjitha pritshmëritë.
Në një intervistë për Sky Sport, italiani falënderon të gjithë lojtarët dhe stafin për ecurinë dhe atë çka ata dhanë në fushë.
Një vlerësim të veçante nga trajneri ka marrë dhe portieri i Kombëtares, Etrit Berisha.
Gasperini e çmon Berishën për sigurinë e dhënë në portë dhe eksperiencën e tij, duke qenë një shembull dhe një shtysë për futbollistët e rinj.
“Paraqitjet e Toloit, Mazielos, Kurtiçit, Gomezit dhe Berishës, si lojtarë pak më të vjetër, i kanë habitur të gjithë. Ata ishin vazhdimësi dhe një shembull për të rinjtë”, theksoi Gasperini.
Trump: Nuk ka marrëveshje me Iranin pa hequr dorë nga armët ...
Sulm me çekiç në Tokio, pesë të plagosur, autori në arrati
Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medi...
“E luta Kurtin, mos e kandido Glauk Konjufcën për president”...
Haxhiu sot në Drenas, homazhe në tri fshatra
Haxhiu takon sot partitë politike për datën e zgjedhjeve