Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Xhevat Ibra, ka konfirmuar se ka ndodhur një zënkë në fshatin Strellcë të Deçanit, ku një person është lënduar, ndërsa, dy të tjerë janë të dyshuar.
Ndërsa zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Xhevat Ibra, ka treguar se lëndimi i personit ka ardhur pasi është goditur me veturë derisa ende nuk është klasifikuar vepra penale. Ka thënë se arma dhe as një thikë nuk është përdorur në sulm.
“Një person ka pësuar lëndime joserioze, sipas vlerësimit të mjekëve. Nuk është klasifikuar ende vepra nga ana e Prokurorit. Dy persona janë të dyshuar. Nuk është përdorur arma. As mjeti tjetër i mbrehtë. Është goditur me automjet”, ka thënë Ibra, për Express, të dielën.
“Rasti është në hetim dhe ende nuk dihet motivi. Dihen kryesi, dy janë të dyshuar, tash varet prej Prokurorit se çfarë vendimi do të marrë. Rasti është nën hetim”, ka thënë ai.
Prej pasluftës, për shkak të pronave, ka pasur edhe vrasje, derisa një pjesë e pronave shtetërore vazhdojnë të mbesin të uzurpuara.
U.D. Presidentja Albulena Haxhiu nesër viziton tri fshatra t...
Ekstradohet nga Norvegjia në Kosovë i kërkuari nga INTERPOL-...
Dy gola nga penalltitë, nuk sjell fitues ndeshja e parë gjys...
Trump zbardh bisedën telefonike me Putin: Prioritet mbetet p...
Google Translate mbush 20 vjet, shton një veçori shumë të kë...
YouTube teston mënyrë të re kërkimi me inteligjencën artific...