Chelsea nuk ka hequr dorë nga transferimi i Leonardo Bonuccit, duke i ofruar mbrojtësit italian një pagë me vlerë prej 8 milionë euro në vit.
Pasimet e reprezentuesit të Italisë janë bërë të rëndësishme ashtu si ndërprerjet e aksioneve, gjë që ka tërhequr vëmendjen e dy klubeve të mëdha në Premierë Ligë si Manchester City dhe Chelsea, transmeton portali arbresh.info.
Bazuar në mediat italiane, Antonio Conte veçanërisht ka kërkuar këtë verë transferimin e Bonuccit, megjithëse “Bainconerët” tashmë kanë refuzuar oferta mbi 50 milionë euro.
Oferta në tavolinë do të jetë një kontratë me pagë 8 milionë euro, por raporte të ndryshme sugjerojnë gjithashtu se Bonucci është i vendosur për të qëndruan në Torino, ku është përshtatur edhe familja e tij./arbresh.info
Ekspozita skandaloze për masakrat, Rama përshëndet reagimin ...
PDK kërkon llogaridhënie për ekspozitën mbi masakrat
“Dardanët nuk i ndal as shiu”, lojtarët e Kosovës vazhdojnë ...
Rama: Drejt përfundimit punimet për urën e re të Viroit, rri...
Haxhiu dhe Konjufca nderojnë viktimat e masakrës së Podujevë...
Trump: Erdogan është një “lider i shkëlqyer”