Behgjet Pacolli në Interaktiv të KTV-së ka thënë se do të rrisin në maksimum bashkëpunimin me Avdullah Hotin.
“Jam i bindur se me Hotin kemi harmoni të mirë, ai është teknokrat i spikatur”, ka thënë Pacolli.
Pacolli ka thënë se koalicioni AKR-LDK, punën në Qeveri do ta harmonizojnë më së miri.
“Nëse flasim për muskuj Hoti nuk është i fortë, por nëse flasim për mendësi është i pari”, ka thënë Pacolli për Hotin.
Koalicion AKR-LDK, sipas Pacollit do të sjellin shumë vende të reja pune kryesisht për të rinjtë.
“Rritja ekonomike garanton dyfishimin e të hyrave buxhetore, 3 milion e gjysmë apo 4 milion deri në fund të mandatit”, janë prirjet e tyre thotë Pacolli.
Për sa i përket Sektorit të bujqësisë, ai thotë se do të krijohen hallka pa fund prej tokave të fshatarëve, projekte për çdo familje, që do t’i sjellin familjeve në fshatra mundësinë për punësim.
Zelensky zhvillon bisedime me aleatët evropianë në Londër pa...
Gjykata Speciale: Aktgjykimi për Thaçin dhe të tjerët pritet...
Këta janë kandidatët që synojnë Kuvendin, por që s’u bënë kr...
Policia sekuestroi 6 armë zjarri gjatë javës së kaluar në ra...
Arrestohet në Kukës 40-vjeçari nga Kosova i shpallur në kërk...
Dy vjedhje brenda javës në Leposaviq