Kadri Veseli e ka prezantuar në Prishtinë konceptin e quajtur “Fillimi i Ri”. Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës ka thënë se me 12 qershor do të jetë festa e madhe e Fillimit të Ri.
“E kam parë se dikujt i ka mbet hatri pse jemi bërë bashkë në koalicionin fitues. Por ne gjithmonë kemi qenë bashkë. Kemi qenë bashkë në 1998, 1999, kemi qenë bashkë në luftë. Së bashku me Ramush Haradinajn kryeministër jemi bërë bashkë për Kosovën perëndimore, për qytetarët e Kosovës. Dita e fitores do të jetë e madhe për Kosovën. Do të fillojmë fuqishëm me partnerin e koalicionit për shpresën e kosovarëve. Kosovën nuk mund të udhëheqin dikush që nuk e njeh flamurin, himnin, Kosovën si shtet. Kosovën nuk mund ta udhëheqë dikush që nuk guxon të marrë vendime” ka thënë Kadri Veseli
Nesër fillon fushata, partitë zbulojnë agjendën hapëse
Shkatërrohet rrjeti shqiptar i kokainës në Itali, 16 të arre...
Joe Biden padit Departamentin amerikan të Drejtësisë
Kongresistët takojnë në Prishtinë studentët e opozitën shqip...
Limaj viziton nënën e Hashim Thaçit për Bajram: Urojmë që fe...
Bekim Hamz Jashari uron besimtarët myslimanë për Kurban Bajr...