Kandidati për deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës Vezir Januzi, sot gjatë ditës ka zhvilluar një vizitë në Shkollën e Kitarës “Mirela”, e cila udhëhiqet nga punëtori i madh Ymer Musa.
Januzi u interesua për numrin e nxënësve të cilët vijojnë mësimet në këtë shkollë, punën dhe aktivitetet që zhvillon dhe kushtet në të cilat ata punojnë.
Po ashtu sot për vizitë shkollës “Mirela” i kishte ardhur një delegacion nga Suedia.
Januzi u prentoi udhëheqjes së shkollës dhe nxënësve se në rast se ai fiton mandatin e deputetit do të kujdeset që në institucionin më të lartë legjistlativ t’i adresoj çështjet të cilat ndikojnë në përmirësimin e kushteve për fëmijët e Kosovës në mënyrë që ata të kenë hapsira dhe kushte bashkëkohore për zhvillimin e aktiviteteve të tilla./Arbresh.info/
Gjeneral Jashari vlerëson mbështetjen japoneze për FSK-në
Kosova s’përfiton nga 171 milionë eurot që BE-ja ndan për Ba...
Tri kombëtare evropiane po shqyrtojnë bojkotin e Kupës së Bo...
Publikohen shifrat, rriten shkëmbimet tregtare Shqipëri-Izra...
Nëse i njihni këta persona, kontaktojeni policinë – dyshohen...
Policia arreston një person të dyshuar për vjedhje të rëndë ...