Presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, pasditen e sotme ka mbajtur një tubim bashkë me kandidatët për deputet, në komunën e Kamenicës.
Hapjen e këtij tubimi e bëri kryetari i degës së AKR-së në Kamenicë, Fatmir Matoshi i cili tha se AKR-në e pret një rrugë e gjatë drejtë fitores, shkruan arbresh.info
Presidenti i kësaj partie Behgjet Pacolli para të pranishmëve kërkoi që t’i votojnë dy kandidatët e AKR-së nga kjo komunë, Satmifet Kryeziu dhe Fatmir Krasniqi.
“Unë dua që ju t’i votoni dy deputetet e juaj, dhe tre deputet tjerët sepse edhe ata janë tuajt. Politika e Kosovës u nda, u ndanë partitë të cilat deri tash ishin si ato arat e punuara, e tani i ndamë ato tokat pjellore me ato ma pak pjellore kështu u ndan edhe partitë politike. AKR dhe LDK janë parti të kësaj anë, çdo gjë ka filluar mu në këto troje dhe unë dua ta shoh këtë koalicion që t’i marrë të gjitha votat e kësaj ane. AKR nuk është vetëm e kësaj ane, AKR është e gjithë Kosovës. Ne kemi anëtarë nga e gjithë Kosova. Votoni kandidatët tanë. Votoni dy kandidatët e AKR-së nga kjo komunë”, tha Pacolli.
Ai me tej shtoi se koalicioni LDK-AKR asnjëherë nuk do ta vjedhë Kosovën,”ky koalicion nuk do të ushtrojë dhunë asnjëherë në Kosovë”./Arbresh.info

“Babai ka edhe 3 muaj jetë”, rrëfimi prekës i Gresës: Kur me...
Presidenti Begaj takohet me kongresmenin amerikan, Keith Sel...
Kanin: Vetëm paratë mund ta shtyjnë Serbinë të veprojë për B...
Bajrami: Kurtit nuk i rrihet pa krizë, prapë po e çon vendin...
Irani ekzekuton një burrë të akuzuar për spiunazh në favor t...
Rama në takim me fermerët në Dibër: Duhet të bashkoheni për ...