Kapiteni i Manchester Unitedit, Wayne Rooney pretendon se ai ka “shumë oferta” dhe po konsideron të ardhmen e tij.
Sulmuesi anglez me përvojë të madhe nuk ka qenë i dukshëm për Unitedin që nga ardhja e Jose Mourinhos dhe ka qenë e lidhur ngushtë me një largim në muajt e fundit.
Mourinho deklaroi të mërkurën se shpreson që 31-vjeçari të qëndrojë, por Rooney, i cili filloi vetëm 15 ndeshje në Ligën Premier këtë sezon, mund të vendosë të largohet në kërkim të minutave të lojës diku tjetër.
“Të ardhmes nuk i dihet. Kam shumë oferta në tavolinë, nga Anglia dhe nga jashtë dhe normalisht që duhet të vendosi”, ka thënë fillimisht Rooney për The Guardian.
“Kam për të marrë një vendim brenda disa javësh, por fillimisht do të flas me familjen dhe më pas të vendosi”.
“Kam luajtur për dy klube në Ligën Premier, Evertonin dhe Manchester Unitedin, andaj këto do të jenë dy klubet e vetme për të cilat do të luajë në Angli”, përfundoi sulmuesi anglez.
Omani takohet me presidentin Begaj: Faleminderit që jeni gji...
Galatasaray – Juventus, formacionet zyrtare
Aksion i policisë në veri/ Konfiskohen armë, granata dhe emb...
Thaçi nga Haga: E fitova përjetë lirinë, dhe kudo ndodhem at...
“Vëllai im të dua shumë”, Rama telefonon Thaçin në Hagë
Marshimi historik në Prishtinë, “Liria Ka Emër” falënderon ç...