Shtatëdhjetë refugjatë kanë kërcyer në detin Mesdhe nga frika se do të qëllohen me armë zjarri, thonë organizatat humanitare.
Rojat bregdetare libiane ka hapur zjarr ndaj dy anijeve të mbushura me refugjatë në kohën kur operacione shpëtimi ishin duke u zhvilluar në Mesdhe, transmeton portali arbresh.info.
Kur filluan të shtënat, rreth 70 persona kërcyen në ujë.
Duket se zjarri kishte në cak njerëzit nëpër barka, sipas Jonas, kapiten në Jugend Rettet’s Iuventa, një barkë shpëtimi.
“Për ne situata ishte kritike”, tha Jonas. “Ne jemi këtu për të ndihmuar, por u detyruam të qëndrojmë me kujdes për të mos u goditur nga një plumb”.
Organizatat e ndihmës dhe refugjatët thanë se të paktën dy roje bregdetare libian vodhën telefonat dhe paratë nga udhëtarët.
Roja libiane mohoi incidentin e së martës, duke i quajtur akuzat “jo logjike”.
Pavarësisht rrethanave, më shumë se 1,800 njerëz u shpëtuan, duke përfshirë një fëmijë dy-javësh./Arbresh.info
“Pse vazhdove me akuza që kam ndjenja për ty edhe kur të tha...
Flick vlerëson Newcastlen, komenton edhe deklaratat e Xavit ...
‘Qëllimi ynë kryesor’ është ta mbajmë Turqinë la...
Tërhiqet shorti për çerekfinalet e FA Cup – goglat kan...
“Vazhdoni të flisni… unë do të vazhdoj të punoj” ̵...
“Futbolli duhet të vendoset në fushë, jo në tavolinë” ...