Kandidati i LDK-së për kryeministër, Avdullah Hoti në “Rubikon” të KTV-së duke folur për renditjen në listën e kësaj partie, tha se nuk ka pasur asnjë hakmarrje ndaj askujt.
“Mesazhi i kësaj liste ka të bëjë se kemi një listë të pasur. Edhe ardhjet e reja, kemi dashur t’u japim mesazh se janë të mirëpritur”, tha ai, raporton Gazeta Blic.
Ai ka thënë se nuk ka pasur pakënaqësi në lidhje me këtë renditje në listën e koalicionit LDK- AKR- Alternativa.
Ndryshe, deputetja më e votuar femër e LDK-së, Vjosa Osmani u rendit numër 81.
Hoti ka folur EDHE për kandidaturën e tij për të ardhur në krye të qeverisë.
“Unë të gjitha përgjegjësitë që kam pasur në LDK, i kam kryer me përgjegjësinë më të lartë. Edhe gjatë kohës sa kam qenë ministër, kam kryer detyrat në mënyrën më të mirë të mundshme. Është krijuar një frymë e re dhe janë ndërmarrë reformat e duhura për ekonominë e vendit”, tha ai, raporton Gazeta Blic.
Ai ka thënë se me isa Mustafën janë bashkë që nga viti 1999, nga Institutit Riinvest, Universiteti i Prishtinës, Komuna e Prishtinës dhe së fundi në Qeveri./arbresh.info/
Njësia Speciale “zbarkon” në Skenderaj
Hashim Thaçi me mesazh për politikanët: Egoja në politikë të...
Zyrtare: Carlo Ancelotti në krye të Brazilit deri në vitin 2...
Amerikanët kapën tre ton kokainë me vlerë rreth 40 milionë e...
Hashim Thaçi rrëfen takimin emocional me Adem Demaçin para p...
Hashim Thaçi nga paraburgimi: Kosova më pro-amerikane në bot...