I pastrehu, Stephen Jones, që ishte jashtë stadiumit në Manchester kur ndodhi sulmi i të hënës, i është ofruar shtëpi dhe punë.
Ai është përshëndetur si një hero pasi ndihmoi të plagosurit, përderisa ata po largoheshin nga skena, transmeton portali arbresh.info
“Unë ndjeva vetëm forcën e erës dhe pastaj të gjithë filluan të bërtisnin dhe të vraponin. Edhe ne që jemi të pastrehë jemi njerëz dhe kemi zemër. Ne e dimë më mirë se kushdo nevojën për të ndihmuar”, ka thënë ai për një television në Britani.
Ai ka theksuar se gjatë sulmit janë prekur shumë fëmijë dhe se kishte gjak gjithandej.
Vetmohimi i tij nuk ka humbur në mediat sociale, pasi një grua krijoi në llogari në një rrjet bamirësië për të ndihmuar të pastrehurin në fjalë.
Deri me tani atij i janë mbledhur rreth 30 mijë dollarë.
Por ndihmat ndaj tij nuk kanë përfunduar me kaq. Për t’i ndihmuar atij është shprehur i gatshëm edhe David Sullivan, kryetar i përbashkët i klubit anglez Premier League West Ham United, i cili për BBC ka deklaruar se ‘do të bëjë gjithcka për t’i ofruar atij shtëpi dhe punë’./Arbresh.info

'We had to pull nails out of children's faces': Steve, a homeless man who was sleeping near #Manchester Arena, rushed to help young victims pic.twitter.com/dyxzZpal0Q
— ITV News (@itvnews) May 23, 2017
Gjendet pa shenja jete një 86 vjeçar në Gjakovë
BE i jep Ukrainës 2,8 miliardë euro ndihmë të re financiare
KQZ publikon të dhënat: Gratë më të votuara në zgjedhje
Çmimet e derivateve: Nafta 1.54€, benzina 1.41€
Tërmeti në Filipine: Numri i viktimave rritet në 37, qindra ...
Rama për Al Jazeera: Projekti në Zvërnec do të realizohet pa...