Sonte (e mërkurë) në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren, nga ora 19:00 zhvillohet ndeshja e katërt e serisë finale të ‘play-offit’ të Superligës së Kosovës në basketboll, ndërmjet Bashkimit dhe Sigal Prishtinës.
Skuadra kryeqytetase është në avantazh prej 2-1 ndaj ekipit nga Prizreni, ashtu që më fitore eventuale do të shpallet kampion për të 12-tën herë që nga paslufta.
Për Sigal Prishtinën, njëherësh ky mund të jetë trofeu i dytë i sezonit pas Kupës së Kosovës duke e mundur në finale ekipin e Pejës.
Ndërkaq, në rast se triumfon Bashkimi, atëherë do të barazohet seria finale (në 2-2), ashtu që fituesi do të përcaktohet në përballjen e pestë finale në kryeqytet dhe atëherë do të përcaktohet fituesi i titullit të kampionit për edicionin 2016/2017.
Që nga paslufta, Bashkimi asnjëherë nuk e ka fituar titullin e kampionit, ndërsa kjo është finalja e dytë në të cilën luan.
Palestra “Sezai Surroi” pritet të jetë e stërmbushur me tifozë nga të dyja palët, të cilët do të kujdesen për atmosferën e ndeshjes.
Haxhiu kujton Luan Haradinajn: Një nga luftëtarët e orëve të...
Kupchan thotë se Kosova më përpara mund të bëhet anëtare e N...
Aksioni në Agjencinë Kadastrale, prangosen pesë persona për ...
Dy kosovarë dyshohen për vepra penale në Vjenë, bastisje në ...
Prestianni mund të humbasë dy ndeshjet e para të Botërorit
Koundé: Vinicius është rivali që më ka bërë të vuaj më shumë