Skuadra e Jose Mourinhos do të përballet sonte (e mërkurë) duke filluar nga ora 20:45 me gjigantin holandez Ajax vetëm dy ditë pas incidentit që ka të vdekur 23 persona të pafajshëm në ‘Manchester Arena’.
Manchester United synon titullin e parë evropian qysh pas triumfit në Ligë të Kampionëve në vitin 2008, shkruan portali arbresh.info. “Djajtë e Kuq” do të bartin shirita të zi për nder të viktimave nga sulmi terrorist.
Bailly, Ibrahimovic, Rojo, Shaw, Smalling dhe Young janë tetë yjet gjigantit anglez që nuk do të jetë në dispozicion për skuadrën e Jose Mourinhos për shkak të lëndimeve.
Ajax është në mungesë të Schones (i lënduar në këmbë) dhe Viergeverit (karton i kuq) derisa Sinkgraven vazhdon të mbetet ende në dyshime./arbresh.info
Ajax: Onana; Veltman, De Ligt, Sánchez, Riedewald; Klaassen, Schöne, Ziyech; Traoré, Dolberg, Younes.
Manchester United: Romero; Valencia, Jones, Blind, Darmian; Fellaini, Herrera, Pogba; Lingard, Rashford, Mkhitaryan.
Të shtëna me armë në një ceremoni diplomimi në Kaliforni, pl...
Rama takon kryeministrin holandez në Samitin BE-Ballkani Per...
Kusari-Lila: Masa të reja tregtare ndaj Serbisë për mbrojtje...
Efektivi i vrarë, Enea Mekolli përcillet në banesën e fundit...
Kurti njofton nisjen e ndërtimit të urës së tretë mbi Ibër
Trump: Do të ishte nder të takoja udhëheqësin suprem të Iran...