Një debat i ashpër është zhvilluar ndërmjet anëtarit të PDK-së, Bekim Haxhiu dhe atij të LDK-së, Bajram Gecaj.
Gjatë debatit në RTV Dukagjini ishte ish-deputeti Haxhiu i cili iu drejtua Gecajt me fjalët “po rren”.
Reagimi ishte i menjëhershëm nga Gecaj: “Po rren shko thuju atyne që je mësu”, tha ai.
Debati vazhdoi me akuza të ashpra, madje Bekim Haxhiu në një moment i tha Gecajt se “ti nuk po e dishe Kosovën, a je shku najherë në Mitrovicë”.
Kurse zëvendës ministri i Administratës në detyrë, Gecaj tha se Qeveria e LDK-së nuk e ka futur në borgj 30 milionë euro Kosovën, dhe nuk ka pasur afera korruptive.
Ata u përplasën ashpër edhe për arsyet e rrëzimit të Qeverisë.
Moti sot në Shqipëri
Leonit Aliu, futbollisti nga Fushë Kosova, viktimë e tragjed...
KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skadua...
Izraeli dhe Libani bien dakord për zbatimin e armëpushimit, ...
Horoskopi i datës 4 qershor, e enjte
Trump tregon se kur do të rihapet Ngushtica e Hormuzit