Nga mesatarja shumë e vogël e të ardhurave për kokë banori në Kosovë, deri tek numri i madh i fëmijëve që nuk përcjellin mësimet. Këto janë disa nga statistikat që ka përcjellë RND në artikullin e saj me titull: “I fundit i fik dritat”.
Përmes një artikulli të realizuar rreth Ballkanit, me fokus Kosovën, agjencia gjermane e lajmeve RedaktionsNetzwerk Deutschland (RND) ka raportuar për vështirësitë me të cilat ballafaqohen qytetarët e Kosovës.
RND ka numëruar disa nga problemet të cilat i hasin qytetarët e Kosovës.
Nga mesatarja shumë e vogël e të ardhurave për kokë banori në Kosovë, deri tek numri i madh i fëmijëve që nuk përcjellin mësimet. Këto janë disa nga statistikat që ka përcjellë RND në artikullin e saj me titull: “I fundit i fik dritat”.
“Që nga shpërbërja e Jugosllavisë në vitin 1991, rreth një milion njerëz ia kanë kthyer shpinën Kosovës, Ballkanit, me 1,7 milionë që ende jetojnë atje [në Kosovë v.j]. Mesatarja e të ardhurave për kokë banori është më pak se një e dhjeta e mesatares së qytetarëve të BE-së”, shkruan RND.
Nuk ndalet me kaq. Mediumi gjerman po ashtu shkruan për të rinjtë që nuk shkollohen.
“Çdo i dyti kosovar jeton me më pak se 1 euro e 40 centë në ditë, çdo i gjashti fëmijë është i kequshqyer. Sipas të dhënave të Bankës Botërore, 35 për qind e 15 deri 24 vjeçarëve nuk shkojnë në shkollë apo universitet, as nuk janë të punësuar”, vazhdon më tej shkrimi.
Kosovarët, që janë shteti i vetëm i izoluar në Evropë – pa liberalizim të vizave, mund t’i gjesh nëpër kuzhinat e restoranteve të Gjermanisë, shkruan RND.
“Në kontrast me fqinjët e saj, Kosova është popullata më e re në Evropë. Çdo vit, lindin nga 30.000 fëmijë. Në Gjermani, ata mund të gjenden vetëm në mënyrë të paligjshme në kuzhinat e restoranteve. Grante universitare në Gjermani përfitojnë indianët dhe marokenët, por rrallëherë kosovarët. Kërkesa për të lëvizur lirshëm në vendet e BE-së, për ukrainasit shfuqizohet nga qershori, pastaj mbetet vetëm Kosova”, shkruan RND.
Edhe papunësia në Kosovë, mbetet më e larta në rajon.
“Përkundër lëvizjeve të shumta, papunësia mbetet e lartë në pothuajse çdo vend të rajonit: është rreth 25% në Bosnje dhe Maqedoni, më shumë se 50% në Kosovë dhe 15% në Serbi dhe Shqipëri. Emigrimi dhe papunësia janë dy të këqija”, shkruan RND.
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës