Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë të martën se koalicioni për të ardhmen, i kryesuar nga LDK-ja ka mbledhur ajkën e mendjes intelektuale.
Mustafa në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se njerëzit e këtij koalicioni kanë integritet personal e familjar për t’i ofruar zhvillim Kosovës, shkapje përfundimtare të shtetit dhe qeverisje evropiane.
Ky është postimi i plotë i Mustafës në Facebook:
“Të nderuar qytetarë,
Përmbyllëm listën për deputetë e cila do të bëhet publike nga KQZ-ja.
Koalicioni për të ardhmen, i kryesuar nga LDK ka mbledhur ajkën e mendjes intelektuale, si dhe të zotësive zhvillimore, biznesore e menaxheriale nga LDK, AKR, Alternativa, Lëvizja për Drejtësi dhe shoqëria civile.
Njerëzit tanë kanë integritet personal e familjar për ti ofruar zhvillim Kosovës, shkapje përfundimtare të shtetit dhe qeverisje evropiane.
Nuk ofrojnë fjalë, protagonizëm, popullizëm, premtime e afate të kota!
Gra e burra, të rinj e të reja që kanë marrë besimin e këtyre subjekteve politike, kanë respektin e plotë të qytetarëve.
Unike dhe e pandarë për interesat madhore të Kosovës, lista kryesohet nga kandidati për Kryeministër, z. Avdullah Hoti. E ka përkrahjen time të plotë, si Kryetar i LDK-së”.
Drita rikthehet në elitën e basketbollit kosovar, mposht Pri...
Zulfaj: I kemi votat për president, vetëm duhet pjesëmarrja ...
Ushtria amerikane pretendon se ka devijuar 27 anije nga bllo...
Rreziku nga lëndët plasëse,Komisioni për Siguri shqyrton pro...
Rama ndan video nga takimi me Presidentin e Emirateve të Bas...
Real Madridi e fiton UEFA Youth League