Gjithnjë e më shumë afrohet momenti ku veshjet do të jenë ‘inteligjente’ dhe do të kontrollojnë shëndetin e atij që i vesh.
Studiuesit e Universitetit Laval në Kebek të Kanadasë, kanë realizuar një t-shirt që kontrollon frymëmarrjen në kohë reale, pa kabllo apo sensorë të ngjitur në trup, por falë fibrave optike të qepura nga brenda.
Detajet e kësaj teknologjie të re, të publikuar në revistën shkencore Sensors, i hapin rrugën veshjeve që mund të mbajën në kontroll shqetësimet e frymëmarrjes, astmës, gërhitjes dhe sëmundjeve të tjera të mushkrive.
Sekreti i kësaj bluze inteligjente është në një anten fibrash optike e qepur në copë, që nga brenda ka një veshje të hollë argjëndi dhe nga jashtë një material që e mbron nga kushtet e jashtme.
“Antena ka një funksion të dyfishtë, sepse kontrollon frymëmarrjen dhe transmeton të dhëna në një smartphone apo kompjuter”, thonë studiuesit e drejtuar nga Younes Messaddeq.
Kur personi merr frymë, fibrat optike janë në gjendje të perceptojnë rritjen e perimetrit të gjoksit, dhe vëllimin e ajrit në mushkëri. Këto ndryshime shkaktojnë luhatje në antenë, të mjaftueshme për të monitoruar frymëmarrjen pa qënë në kontakt me lëkurën. Grupi ka testuar gjithashtu rezistëncën e T-shirt, duke iu nënshtruar 20 larjeve. Fibrat optike i kanë rezituar ujit dhe detergjentit dhe ishin ende në funksion perfekt.
Detaje tronditëse për vrasjen brutale të gruas nga Kosova ng...
Të vërtetat e fshehura të Gattuso: zemërimi, krenaria, parat...
Përparim Rama: Po e rikthejmë teleferikun e Gërmisë
Zgjidhet presidenti i Vietnamit, To Lam mban mandatin e dytë...
Fshatrat e Podujevës do të mbesin pa furnizim me ujë të mërk...
Maguire rinovon me Manchester United edhe për një vit