Të paktën shtatë terroristë të Daesh në Mosulin perëndimor janë vrarë në një sulm ajror nga një koalicion i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, tha një zyrtar i ushtrisë irakiane, njofton Anadolu.
“Avionët luftarakë të koalicionit goditën një pozicion të Daesh-it në lagjen Al-Zanjili të Mosulit perëndimor, duke vrarë shtatë militantë dhe shkatërruar një nga automjetet e tyre”, thotë lejtënant kolonel Yazan al-Saadani, transmeton portali arbresh.info.
“Asnjë civilë nuk është vrarë në këtë sulm ajror”, shtoi ai.
Forcat irakiane tani po planifikojnë të lidhin dy anët e Mosulit duke ngritur një urë lundruese në lumin Tigër, i cili kalon nëpër qytet, sipas një oficeri tjetër të ushtrisë./Arbresh.info
Numërohen 50 për qind e votave, 5-shet e para të partive mbe...
Parashikimi i motit për të mërkurën
Shefi i ushtrisë izraelite paralajmëron një sulm më të thell...
Sorloth dëshiron Juventusin, por ka një problem
Prokuroria Speciale jep detaje për dy operacione, me mbështe...
Vashat e Shqipërisë sigurojnë fazën play-off të Botërorit 20...