Me urdhër të kryetarit paralel të kryetarit të Leposaviqit, Zoran Todiq, është larguar nga zyra kryetari aktual i komunës, Dragan Jabllanoviq, i cili është zgjedhur mbi bazën e ligjit për zgjedhjet lokale të Republikës së Kosovës.
Dragan Jabllanoviq është babai i ish-ministrit në Qeverinë Mustafa, Aleksandër Jabllanoviq.
Për largimin e kryetarit Jabllanoviq kanë marrë pjesë edhe nëna dhe motra e kryetarit të listës serbe, Sllavko Simiq, raporton Tribuna Channel.
Nëna Radojka dhe motra Sllagjana Simiq, siç shihet në këto fotografi, aktivisht janë marrë me mbledhjen e njerëzve për largimin e kryetarit Dragan Jabllanoviq.
Jo zyrtarisht mësohet se tensionet janë rritur pas ndarjes në dysh të Listës Serbe.
Aleksandër Jabllanoviq ditë më parë ka regjistruar partinë e tij, të quajtur “Partia e Serbëve të Kosovës”, duke u bazuar dhe respektuar në tërësi Kushtetutën e Republikës së Kosovës.
Hamza: Pres që të kemi pak më shumë deputetë, zgjedhjet ishi...
Nënkoloneli i FSK-së diplomon me sukses superior në SHBA
City shumë pranë mesfushorit anglez, kalon rivalët e United
Tërmet në Filipine, të paktën 32 të vdekur dhe mbi 200 të lë...
Të shtëna me armë në Velipojë, një i plagosur
Vrasja në Gjakovë, Spitali “Isa Grezda” njofton për të plago...